Flash News

Ditari i Opozitës

“Ndahet nga jeta invalidi që denoncoi braktisjen nga qeveria”, Vokshi: T’i jap fund padrejtësisë

“Ndahet nga jeta invalidi që denoncoi braktisjen nga qeveria”,

Pak ditë më parë, Albana Vokshi beri publik një rast të braktisjes nga shteti të invalidit Flamur Zaçaj. Me një këmbë të prerë dhe tjetrën të gangrenizuar, ai nuk merrte kemp, i përjashtuar nga fondet e tërmetit, pa mundësi për t’u ushqyer. Sot Flamur Zaçaj u nda nga jeta.

Në një deklaratë tek shtëpia e Flamurit në Laprakë, Albana Vokshi theksoi se qeveria ka braktisur jo vetëm invalidët, por të të gjithë shqiptarët.

Për fat të keq kjo ishte një kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Askush nuk vuri dorë për të ndihmuar Flamur Zaçen. Këta që të qajnë ditën, po i vrasin ata me neglizhencë dhe me braktisje natën. Ndaj sot revolta ime dhe e çdo banori të Tiranës për rastin e Flamurit është shumë e madhe sepse ai u largua nga kjo botë në kushte të mjerueshme, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përpjekje për shpëtim nga qeveria e Edi Ramës apo nga bashkia.”- tha Albana Vokshi, e cila kujtoi se Flamuri u nda nga kjo jetë pa ujë dhe drita në shtëpi, pasi qeveria e kishte futur në listën e debitorëve.

  

Të fundit