Flash News

Ditari i Opozitës

Ndahet nga jeta kreu i demokratëve të Sarandës, Basha mesash ngushëllimi: Vrapi i tij u ndal përgjithmonë

Ndahet nga jeta kreu i demokratëve të Sarandës, Basha mesash
Hariz Mema

Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Sarandë Hariz Mema ndërruoi jetë paraditen e sotme si pasojë e një ataku kardiak. Ai u gjet pa ndjenja në lagjen Qafë Gjashtë dhe është transportuar për në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Mema drejtonte prej 8 vitesh Partinë Demokratike në Sarandë. Ai ka qenë po ashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak në qytetin bregdetar.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili përcolli një mesazh ngushëllimi për këtë humbje. Ai bën me dije se më herët Mema fitoi betejën më Covid-19.

Basha e cilëson këtë një humbje të madhe për familjen, demokratët dhe për të. Ai shton se Mema ishte një mik të rrallë, fjalëpak e punëshumë, i vendosur, i dashur, i fortë dhe i qeshur.

"Lajm i pabesueshëm ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Hariz Mema. Jam i tronditur dhe pikëlluar pa fund kur mora lajmin se rruga e tij u ndërpre sot papritur, dhe turravrapi i tij i zakonshëm u ndal përgjithmonë, pikërisht teksa ishte në kulmin e energjisë dhe dinamikës së tij të pandalshme.

Harizi fitoi betejën me Covidin por sot mori një goditje në zemër. Mendimet dhe lutjet e mija janë me bashkëshorten Teuta, vajzën Brikenën dhe dy djemtë Sinanin dhe Johanin, të cilëve ju gjendem pranë me gurin e rëndë të dhimbjes në zemër, me ngushëllimet e mija më të ndjera", shkruan Basha në Facebook.

Të fundit