Flash News

Ditari i Opozitës

"Ndal së vjedhuri”, Basha ‘këshillë miqësore’ Ramës: Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore!

"Ndal së vjedhuri”, Basha ‘këshillë
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur sërish kryeministrit Rama, i cili akuzave mbi inceneratorët iu është përgjigjur me frazën “plehrat nuk kthehen më në Tiranë, sikurse opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit".

Përmes një twitteri, Basha i ka kujtuar kryeministrit edhe njëherë pikat e planit të rimëkëmbjes, duke i e “këshilluar” t’i vërë në punë për zgjidhjen situatës së pandemisë, e cila nuk është menaxhuar si duhet nga qeveria.

"Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve", shkruan Basha.

Të fundit