Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Berisha: Humba një prej miqve më të mirë

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Berisha: Humba një prej miqve më

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prekur me fjalët për ish presidentin Bujar Nishani, i cili të shtunën ndërroi jetë parakohe në moshën 56-vjeçare.

I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se ka humbur një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë dhe se ishte një figurë që kontribuoj me dekada për PD dhe shqiptarët.

Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, një nga politikanët më të ndershëm . Një nga shërbëtorët dhe besnik të shqiptarët, një nga shtetarët më dinjitozë të shtetit,  një nga presidentët që i dha vendit nder çdo ditë që i përfaqësojë. Ai ishte gjithashtu ministër i drejtësisë dhe i rendit, detyra që i përmbushi me një transperencë të madhe me sukses të plotë. Përveç të tjerash, Bujar Nishani këto 30 vite ka qenë një nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD, deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës dhe më vonë ministër dhe President.

Është një humbje e madhe për Shqipërinë e PD, për mua është një humbje shumë e dhimbshme, të humbash një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës time politike dhe ndihem pafundësisht i detyruar ndaj tij, ndihem krenar me miqësinë që patë, bashkëpunimin e përkryer që ne kemi patur njëri me tjetrin. Nishani vdiq parakohe, në moshën 56-vjeçare, por ai lë një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur”,-tha Berisha

Të fundit