Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e gazetarit Nebil Çika, Berisha mesazh ngushëllimi: Trajtoi gjerësisht problemet e të përndjekurve politikë

Ndarja nga jeta e gazetarit Nebil Çika, Berisha mesazh ngushëllimi:

Sali Berisha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika.

Ish-kryeministri shkroi në “Facebook” se ai trajtoi në krijimet e tij gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politikë në vend.

Ai vijoi më tej duke shprehur falenderim për punën e tij dhe ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve e të afërmve të tij.

POSTIMI I PLOTË:

Mesazh ngushëllimi!
Të dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur, Nebil Çika. Ai vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Në krijimet e tij, Nebili trajtoi gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politik.

Ai gjithashtu ka punuar si gazetar edhe në organin e Partisë Demokratike, gazetën Rilindja Demokratike dhe për një kohë Zv/ kryeredaktor i saj. Me këtë rast shpreh falënderimin tim për punën dhe ndihmesën e tij dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve, miqve e të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta, që shpirti i Nebilit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. sb

 

Të fundit