Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Berisha: Kontribuoi në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Berisha: Kontribuoi në ringjalljen

Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Kryepeshkopit Anastas në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas dekadave të represionit komunist.

 “Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë,” shkroi Berisha.

Ai gjithashtu u shprehu ngushëllimet e tij familjes së Kryepeshkopit, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vend.

Në përfundim, Berisha shtoi lutjet e tij që “shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar.”

Të fundit