Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërpreja e energjisë në rajon dhe Shqipëri, Baçi: Abuzimet me tenderat në nivele alarmante

Ndërpreja e energjisë në rajon dhe Shqipëri, Baçi:

Ndërpreja e energjisë u ngrit si shqetësim në Kuvend nga deputeti i PD Luan Baçi, referuar ngjarjes më 22 qershor kur u ndërpre për të paktën 30 minuta në vend dhe ne disa shtete tjera te Rajonit.  

Baci u shpreh se shkëputja e energjisë po ndodh në mënyrë të vazhduar dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi për problemet që sjell kjo ndërprerje.

“Shkëputjet e energjisë elektrike po kthen në një problem në vend. Në bregdet kishte shkëputje të gjata të energjisë dhe të shkëputjes me ujë para disa ditësh. E ndërprisni energjinë sa herë të doni dhe pa paralajmëruar. Jemi në fillim të sezonit veror dhe ende nuk kemi dëgjuar një plan nga zonja ministre për përballimin e konsumit të energjisë të energjisë për shkak të rritjes së konsumit edhe nga pushuesit.

Sigurisht që zonja ministre me shefin e madh po bëjnë të tjera plane atë të blerjes së energjisë me çmime tepër të larta për të justifikuar pse jo edhe pagesat që kryhen në këtë situata emergjente", tha ai. 
Për deputetin, abuzimet me tenderat në sektorin e energjitikës janë të shumta.

"Të dhënat nga thesari i shtetit dëshmojnë se në këtë sektor abuzimet me tenderat ka arritur në nivele alarmante. Të gjitha tenderat e OSHE ne sektorin e it nga viti 2018 deri më sot fitohen nga 3 kompani në intervale që luhaten nga 97 deri në 99 për qind të fondit limit që kap shumën e 16 mln euro. Energjitika është një nga sektorët me gropën e zezë të korrupsionit të qeverisjes", tha ai. 

Të fundit