Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërpritet seanca në Kuvend/ Berisha kërkon fjalën, Felaj refuzon, demokratët rrethojnë foltoren

Ndërpritet seanca në Kuvend/ Berisha kërkon fjalën, Felaj

Kuvendi ka ndërprerë seancën plenare për 5 minuta. Shkak është bërë një incident i krijuar në foltoren e Kuvendit.

Në kohën kur deputeti demokrat Dashnor Sula po replikonte me ministren e Financave Delina Ibrahimaj, kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar fjalë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka refuzuar t’i japë fjalën Berishës, pasi sipas saj në bazë të listës fjala i takonte deputetes Elda Hoti. Por, kjo e fundit pranoi që ta ndërronte vendin me Berishën.

Megjithatë Felaj nuk pranoi, pavarësisht këmbënguljes së Oerd Bylykbashit, Luçiano Boçit dhe Flamur Nokës.

“Ka vendosur konferenca e kryetarëve për secilin nga grupet parlamentare. Zonja Hoti fjala është për ju. Nuk mund të flitet më shumë se njëherë. Fjalën e ka Majko. Parlamenti moderohet sipas rregullores jo sipas ulërimave tuaja”, tha Felaj.

Berisha nuk ka pranuar të lirojë foltoren, ndërsa i janë drejtuar edhe deputetët e tjerë të opozitës. Garda ndërhyri duke rrethuar foltoren, çka bëri që Felaj të ndërpresë seancën për 5 minuta.

Të fundit