Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësues Alban Bejleri është ‘Dëshmor i Atdheut’

Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësues Alban

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së Alban Bejlerit, mësuesit nga Korça i cili ndërroi jetë pas përfundimit të mësimit si pasojë e një arresti kardiak.

Berisha e konsideroi Bejlerin “Dëshmor të Atdheut”, një hero, viktimë e direfencimit politik nga ajo që kryedemokrati e quajti “qeveri banditësh”.

“Albani është një ‘Dëshmor i Atdheut’. Një mësues hero i vërtetë, një misionar i pavdekshëm i arsimit shqiptar.  Ai është viktimë e diferencimit politik të kësaj qeveri banditësh, të kësaj organizate kriminale, ai ishte njeri shembullor, një njeri i nderuar dhe unë i shpreh familjes dhe komunitetit, ngushëllimet më të ndjera.

Ndërsa për qeverinë thashë dhe njëherë është një organizatë kriminale. Mos prit nga kjo qeveri të vlerësojë të tjerët përveç se kriminelëve”, tha Berisha.

Alban Bejleri udhëtonte çdo ditë 4 orë në këmbë drejt fshatit Marjan të Korçës, për t’i dënë mësim 3 nxënësve. Bejleri kishte bërë kërkesë për transferim, por sipas familjarëve, e kishin refuzuar sepse ishte dremokrat.

Të fundit