Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërron jetë Bashkim Fino/ PD anulon aktivitetet elektorale, Basha mesazh ngushëllimi

Ndërron jetë Bashkim Fino/ PD anulon aktivitetet elektorale, Basha
Foto ilustruese

Në nder të deputetit socialist Bashkim Finos, i cili humbi jetën nga koronavirusi edhe Partia Demokratike ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale, që ishin parashikuar për sot. 

Të njëjtin vendim mori më herët edhe Partia Socialiste, ku Fino dha kontributin e tij për dy dekada.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi në Twitter, ndërsa shkruan se kontributi i Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë, si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik  dhe shoqëror të vendit.

Ai sot kishte planifikuar të shkonte në Fier, për t'u takuar me qytetarët.

Të fundit