Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërtimet pa leje, Balliu: Çuçi, Bici, Balluku dhe Veliaj duhet të jenë në burg

Ndërtimet pa leje, Balliu: Çuçi, Bici, Balluku dhe Veliaj

Sekretari i Organizimit në PD, Klevis Balliu, komentoi vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

I ftuar në studion e “Çim Peka Live” në Syri Tv, Balliu u shpreh se ministri i Brendshëm Bledi Çuçci, drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici, zv.kryeministrja e Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të jenë në burg për ndërtimet pa leje që kanë lejuar në Tiranë.

“Pushtetarët vjedhin paratë e qytetarëve. Bëjnë skema, i thonë qytetarëve që po prishim një pallat, dhe i thonë biznesmenit bleje ti se do ta legalizoj unë. Nëse ka diçka serioze dhe të vërtetë, të arrestojë përgjegjësit. Qytetarët paguajnë para për legalizim, nuk janë legalizuar. Duhet të shkojnë para drejtësisë ata që shkelin ligjin. Fakti që asnjë nga këta s'do shkojë burg, maksimumi do gjejnë personin që ka ruajtur pallatin natën, këtë gjejnë këta”, tha Balliu.

 

Të fundit