Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërtimet pa leje, Salianji denoncon katet shtesë në mes të Tiranës: Një grataçelë nuk mund të bëhet pa bekimin e qeverisë

Ndërtimet pa leje, Salianji denoncon katet shtesë në mes të

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka denoncuar nga nga Sheshi Skënderbej standartin e dyfishtë të qeverisë me qytetarët dhe biznesmenët që ndërtojnë kullat pa leje në mes të Tiranës.

Teksa foli para një nga kullat në qendër të Tiranës, Salianji akuzon qeverinë se ka bekuar ndërtimin pa leje të kësaj godine, ndërsa shprehet se ndërtuesi duhet të ishte në bankën e të akuzuarve, ashtu siç ka ndodhur me qindra qytetarë. 

“Kam nje raport për gjendjen kriminalitetit, 1757 qytetarë janë referuar për tu ndjekur penalisht për ndertim pa leje.

Qeveria ndjek penalisht cdo qytetar të pamundur në këtë vend dhe shihni përballë institucioneve më të rëndësishme, kjo është leja e miratuar nga Edi Rama, 26 kate. Janë shtuar 40 kate. A ka mundësi që ky ndërtim në mes të Tiranës, një grataçelë të bëhet pa bekimin e qeverisë? Sot po e pyes zyrtarisht a e ka çuar dhe referuar në prokurori IKMT dhe policia e Shtetit? Do të jem bashkë me ju në ndërtesa të tjera në Tiranë, në përbindësha betoni që kanë marrë dhe shtetin në kontroll duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Sot ndërtime si ky duhet të kishin miliona euro gjobë.

Nga ana tjetër ndërtuesi apo pronari i këtij duhet të ishte para përgjegjësisë penale. Qeveria e ka mbyllur gojën sepse nuk ka asnjë përgjigje. Do vazhdojmë të denoncojmë në vende të tjera se ku qeveria favorizon duke vendosur dyfytyrësinë dhe jo barazinë para ligjit”, u shpreh Salianji.

 

 

Të fundit