Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërtimi i shkollave, PD: Bashkia Tiranë shpenzon 3 herë më shumë se BE. Pas fasadave, fshihen abuzime

Ndërtimi i shkollave, PD: Bashkia Tiranë shpenzon 3 herë më

Partia Demokratike fajëson qeverinë për tkurrjen e numrit të nxënësve në shkolla. Në një deklaratë para Bashkisë së Tiranës, anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja tha se familjet shqiptare nuk kanë besim te sistemi arsimor vendas.

“Prej vitit 2013, numri i nxënësve, gjimnazistëve e studentëve të regjistruar në sistemin arsimor shqiptar ka rënë me 208,426 vetë. Janë dhjetëra mijëra fëmijë të cilët kanë emigruar së bashku me familjet e tyre.  Në vitin shkollor që sapo filloi, në klasë të parë u regjistruan vetëm 20.235 fëmijë, 3 herë më pak sesa regjistroheshin dy dekada më herët.

Shifrat janë alarmante! Shqipëria po zbrazet masivisht!  Shqipëria është në rrezik! Po përse familjet shqiptare nuk besojnë që fëmijët e tyre mund të mirë-arsimohen në Shqipëri? Përgjigja është vetëm një. Sepse në Shqipëri pushtetarët duan të nxjerrin pará nga gjithçka, nga inceneratorët e deri te shkollat e fëmijëve tuaj, jo të fëmijëve të tyre, sepse ata të vetë i çojnë në shkollat e Londrës, Nju Jorkut e Berlinit”, deklaroi Kraja.

Nj ëtjetër shqetësim që ngriti Kraja ishte, ndërtimi i shkollave me dy standard. Ai krahësoi shpenzimet e BE-së për ndërtimin e një shkolle dhe të Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit i ndërton me një kosto shumë më të lartë.

“Në kuadër të buxhetit për rindërtimin e shkollave pas tërmetit të vitit 2019, rezulton se Bashkia Tiranë shpenzon 3 herë më shumë për cdo ndërhyrje ne një objekt arsimor.

Kështu, nëse Bashkimi Europian shpenzon rreth 680.000 euro për objekt, Bashkia Tirane shpenzon 2.173.000 euro. Kjo vlerë është 3 herë më e lartë se dhe vetë mesatarja për objekt arsimor realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institution nën varësinë e Këshillit të Ministrave. Pas fasadave të bukura fshihen abuzime nga më të shëmtuarat.

Njësoj si me fondet e rindërtimit post-tërmet, edhe skema e ndërtimit të 17 shkollave të reja në Tiranë nëpërmjet një PPP-je të dyshimtë, dëshmon për të njëjtat abuzime.

Banorët e Tiranës do të paguajnë 3.7 milion Euro për godinë shkollore, ose 5 herë më shumë sesa i kushton Bashkimit Europian një godinë e tillë.  Në total, PPP-ja e shkollave të reja do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranës 65 milion Euro”, shtoi Kraja.

Ndërtimi i shkollave, PD: Bashkia Tiranë shpenzon 3 herë më

Të fundit