All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Ndërtoi banesa sociale dhe ia dha vartësve”, Berisha: Fushata e Gjon Gjonit është, thonjtë në fyt qytetarëve

All - Paragraf - 1

“Ndërtoi banesa sociale dhe ia dha vartësve”, Berisha:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte në qytetin e Pukës ku prezantoi Rrok Dodajn, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

All - Paragraf - 3

Berisha në fjalën e tij iu referua edhe kandidatit rival të Dodajt, Gjon Gjonajt, kandidat i socialistëve në Pukë. Kryedemokrati tha se Gjonaj ndërtoi banesa sociale për qytetarët, por në fakt ia dha vartësve të tij në bashki.

Berisha deklaroi se nëse Gjon Gjonaj do të kishte pak gam dinjitet do të ishte larguar nga skena.

Berisha: Nuk do të ndalesha kaq shumë, por rivali i Rrokut, është Gjoni. Më falni. Ne kemi qenë një pjesë e jona, kanë jetuar diktaturën. Burgjet më të zeza, skuadra pushkatimi, kampe përqendrimi, por të ju them të vërtetë; kurrë ndonjëherë ne nuk kemi parë një kryetar të komitetit ekzekutiv që të dalë ti fusë thonjtë në fyt qytetarit, siç bëri Gjon Gjonaj këtu në Pukë. A keni parë ndonjëherë ju. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt të tij.

Gjon, ti në atë moment, po të të kishte ngelur qoftë edhe një miligram dinjitet njerëzor, duhej të largoheshe nga skena. Por nuk të lënë të largohesh vjedhjet që ke kryer ti. Se ke kaq vite këtu që kujdesesh vetëm për pronat tua, se Pukën e solle vërdallë rreth hotelit tënd.

Se ndërtove shtëpitë gjoja sociale dhe kujt ja dhe, kryetarit tënd të këshillit. A keni dëgjuar ndonjëherë atë kryetarin apo Gjonin të flasë për ju? Ai rri në Tiranë, shtëpinë e jep me qira si hotel.

Pse u ndala në këto shembull. U ndala për të thënë se këta janë njëlloj, një sekt që absolutisht kjo tokë nuk e ka pasur kurrë të tillë.

Të fundit