Flash News

Ditari i Opozitës

Ndeshja me Italinë, Berisha: Hordhia e zyrtarëve shqiptarë drejt Dortmundit me paratë e vjedhura

Ndeshja me Italinë, Berisha: Hordhia e zyrtarëve shqiptarë drejt

 Deputetë, ministra e në krye kryeministri Edi Rama u larguan drejt Dortmundit për të ndjekur nga afër ndeshjen Itali-Shqipëri në kuadër të Euro 2024.
Kreu i PD, Sali Berisha tha nga tubimi qytetar se kanë shkuar drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve.

Berisha: Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet.
Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.
Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para.
Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedha të shqiptarëve.
Haram i paçin.
Për hundë do ua nxjerrim!
Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.
Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi.
Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre.
Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend.

Të fundit