Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’ndodh nëse Basha nuk njeh shkarkimin? Nishani: Do ta shihni në ditët në vijim

Ç’ndodh nëse Basha nuk njeh shkarkimin? Nishani: Do ta shihni

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot se Lulzim Bashën do ta informojë përmes një shkrese me shkrim për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit.

Por, çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh? Ish presidenti Bujar Nishani thotë në Opinion se ai do të përballet me 44 mijë njerëz që votuan shkarkimin e tij dhe këtë do ta shohë në ditët në vijim.

PD ka hyrë në një proces riformimi. Nuk nisi nga lart poshtë, por e kundërta. Janë 44 mijë anëtarë të PD që përbejnë 70% të anëtarësisë kanë vendosur shkarkimin.

Kjo krizë zgjidhet me funksionimin normal të PD nga 18 dhjetorit që u organizuar referendumi.

Bashës sot i shkoi shkresa se është i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit, dhe do trajtohesh si deputetët e tjerë të PD”, tha Nishani.

Ai pyetet se çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh. “Do t’i ketë përballë 44 mijë përballë do ti shihni ë ditët në vijim”, tha Nishani.

 

 

Të fundit