Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’ndodhi mes Bashës dhe Rushajt? Alibeaj: Nuk është dramë. Për mua ishte surprizë!

 Ç’ndodhi mes Bashës dhe Rushajt? Alibeaj: Nuk është 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të shtunën që lamë pas, Kreu i PD Lulzim Basha bëri disa ndryshime. Enkelejd Alibeaj u emërua në postin e kryetarit të grupit parlamentar, te cilin e mbante Alfred Rrushaj.

Largimi i Rushaj ishte i papritur dhe është shoqëruar me shumë pikëpyetje.

I ftuar në ABC News, Alibeaj nuk e cilësoi si dramë kalimin e tij në këtë post, ndërsa tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e tij.

Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim.

Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është në politikë besoj pak hije ka që çështjet që janë të brendshme të mos transferohen në platenë e Parlamentit. Do të besoja që aty të diskutohen ato që janë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët. Një nga më kryesoret është përballja me qeverinë”, u shpreh Alibeaj. 

 

Të fundit