Flash News

Ditari i Opozitës

Ndoka: Alex Soros ka pasur 12 personazhe që kontrollonin SPAK dhe drejtësinë

Ndoka: Alex Soros ka pasur 12 personazhe që kontrollonin SPAK dhe

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha se ka informacione të sakta që Alex Soros ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

I ftuar në MCN, Ndoka tha se Alex Soros ka pasur 12 personazhe të cilët kontrollonin SPAK dhe sistemin e drejtësisë.

“Mendoj se sistemi i drejtësisë është çliruar nga Sorosi, por do e çlirojmë komplet. Berisha thotë se do të marrin konsulencën e Komisionit të Venecias se ka prova bindëse se disa prokurorë kanë lidhje me kriminelë. Por kjo nuk e implikon gjithë institucionin.

Gjithsesi do e kemi një farë konturi, kur i ngarkuari me punë i SHBA do të vijë. Përfaqësuesi i SHBA do investohet t’iu mbyllë gojën të dy palëve politike.

Alex Soros ka pasur 12 personazhe që kontrollonte sistemin e drejtësisë dhe SPAK.

Në momentin që vjen ambasadori të paktën SPAK merr një lloj investimi dhe mbështetje maksimale. Është një bashkëpunim mes SHBA dhe SPAK dhe nuk mund të bëjë si trim askush nga politika shqiptare.

Mua më rezulton se kanë ardhur disa përfaqësues amerikanë, personazhe të cilët nuk janë hetuar, kanë ngecur disa dosje.

Sali Berisha edhe deklaratat që bën nuk i bën asnjëherë pa pasur asnjë lloj informacioni apo dosje. Berisha asnjëherë nuk ka vendosur një shenjë barazie për të gjithë”, deklaroi Noka.

Të fundit