Flash News

Ditari i Opozitës

Ndoka për Benet Becin: Bashkëpunon me grupet kriminale për të blerë vota, e di edhe Yuri Kim

Ndoka për Benet Becin: Bashkëpunon me grupet kriminale për

Nard Ndoka ka hedhur akuza për kandidatin e Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci.

I ftuar në studion e MCN Tv, Ndoka tha se Beci është peng i strukturave kriminale dhe bashkëpunon me ta. Sipas Ndokës, grupet kriminale me të cilat është i lidhur Beci, po ushtrojnë presion mbi qytetarët.

Ndoka tha se ka deputetë që blejnë votat dhe janë të lidhru me grupet kriminale. Madje shtoi se këtë informacion e ka edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Surpriza do ketë se do jetë ndëshkim edhe më i madh, për faktin se e ndëshkojnë edhe socialistët. Beci është djalë shumë i mirë për ti dhënë ndonjë drekë me peshk, por jo për drejtues politik. Sot zoti Beci është peng i konjukturave kriminale në Shkodër. Sot ka personazhe që tentojnë ta marrin Shkodrën, nëpërmjet blerjes së votës. Zoti Beci po bashkëpunon me ta.

Po bashkëpunon me grupet kriminale edhe me pjesën e pistë të politikës shqiptare. I ka pjesë të stafit dhe axhendës, po ushtrojnë presion çdo ditë te qytetarët. Me të gjitha këto do ndëshkohet prapë. E kam si shqetësim që po i përdor dhe këto mekanizma ekstra. Sot ka deputetë që blejnë votën dhe janë të lidhur me grupe kriminale. Këtë informacion e ka dhe ambasadorja Kim dhe faktori ndërkombëtar”, tha Ndoka.

Të fundit