Flash News

Ditari i Opozitës

Ndoka publikon foto me Bashën dhe "e thumbon": Qesh dhe ngjesh

Ndoka publikon foto me Bashën dhe "e thumbon": Qesh dhe ngjesh
Lulzim Basha, Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka publikuar një foto të vitit 2017 me kryedemokratin Lulzim Basha. Me ironi dhe duke vijuar me akuzat ndaj Bashës, Ndoka shkruan: Qesh dhe ngjesh.

Ndoka e ka publikuar foton në 'Instastory' dhe e ka shoqëruar me një emoji.

Ndoka, i cili garonte në qarkun e Shkodrës nuk arriti ta fitonte mandatin e deputetit. Pas humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit, disa prej aleatëve të Bashës, i shprehën hapur pakënaqësitë ndaj këtij të fundit.

Ndoka ka thënë për kryedemokratin se nuk ka aftësi lideri, duke e bërë fajtor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai pretendon se votat i janë vjedhur nga partia Demokratike.

Ndoka publikon foto me Bashën dhe "e thumbon": Qesh dhe ngjesh

 

Të fundit