Flash News

Ditari i Opozitës

“Ndoqi politikë mafioze”, Meta: Rama ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike

“Ndoqi politikë mafioze”, Meta: Rama ka dështuar totalisht

Kreu i PL, Ilir Meta akuzon qeverinë Rama se ka dështuar me menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike në vend.

Në fjalën e mbajtur në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Meta tha se qeveria ka ndjekur të një politikë mafioze, ashtu si edhe me çmimin e karburanteve, duke thelluar varfërimin e shqiptarëve.

“Partia e Lirisë ka depozituar dy iniciativa ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për të liberalizuar urgjent investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore dhe për të injektuar energjinë e tepër të tyre elektrike, në sistemin kombëtar të energjisë.

Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, nga ana tjetër, kërkon tu vërë taksë të jashtëzakonshme prodhuesve privatë të energjisë elektrike, të cilët vetëm në vitin e fundit, i kanë kursyer shtetit mbi 250 milionë Euro, me energjinë e prodhuar prej tyre.

Dështim përmbën edhe mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazësjellësit strategjik të TAP. Në 12 nëntor 2020 ka filluar operimin gazësjellësi i TAP.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës.

Ne mbështesim propozimin e drejtë për zgjerimin e fashës deri në 1200 Kë, pasi fasha aktuale e qeverisë prek rreth 90-130 mijë familje shqiptare të shtresës së mesme.

Rilindja, ashtu sikurse me energjinë elektrike, ka ndjekur të njejtën politike mafioze edhe me çmimin e karburanteve, duke thelluar varfërimin e shqiptarëve.

Megjithëse Shqipëria është e pasur në karburante të prodhimit vendas, shqiptarët paguajnë karburantin më shtrenjtë se kudo në Europë.

Më shumë se edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, të cilët nuk janë prodhues nafte”, tha Meta.

Të fundit