Flash News

Ditari i Opozitës

Ndotja në Durrës, Hysaj denoncon Sakon: Paguan inceneratorin e Tiranës, por mbetjet janë në çdo skaj

Ndotja në Durrës, Hysaj denoncon Sakon: Paguan inceneratorin e

Ndotja në Durrës, Hysaj denoncon Sakon: Paguan inceneratorin e Tiranës, por mbetjet janë në çdo skaj

Jola Hysaj ka denoncuar Bashkinë e Durrësit për lënien pa investime dhe pa pastrim në vijën bregdetare të këtij qyteti. Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun, në grupin e Sali Berishës, në një reagim në rrjetet sociale ka theksuar se Emiriana Sako i çon taksat e qytetarëve për Inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që po zhyt qytetin në mbetje.

POSTIMI I PLOTË:

Durrësi i ndotur, taksat e qytetarëve shkojnë në inceneratorin e Tiranës Në javën e fundit të fushatës elektorale, pasi shpenzoi paratë e qytetarëve për tendera gjelbërimi e asfalt elektoral, Emiriana Sako paguan për inceneratorin e Tiranës, por zhyt qytetin në mbetje.

Qytetarët e parë kanë filluar sezonin e plazhit, por mbetjet janë në çdo skaj dhe rëra nuk është pastruar. E tërë vija bregdetare i përzë turistët, nuk i mirëpret. Edhe pushuesit, shqiptarët nga Kosova e kanë braktisur Durrësin pikërisht për shkak të situatës alarmante ku ndodhet.

Çfarë ndodh me taksat e qytetarëve? Ku shkojnë paratë e tyre? Turizmi është pika më e fortë, ku durrsakët arrijnë të punojnë e mbledhin të ardhura teksa mirëpresin qytetarë nga brenda dhe jashtë vendit.

Por këtë vit me këtë gjendje dramatike, ku ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det, papastërtia kalon imagjinatën, duket se e vetmja gjë që mund të bëjnë qytetarët është të largohen.


Pasi u goditën nga tërmeti, nga pandemia, ia arritën të mbijetojnë, por tani i fundos bashkia me një të rënë të lapsit duke e lënë vijën bregdetare në atë gjendje të tmerrshme.

Të fundit