Flash News

Ditari i Opozitës

Ndreca mohon se është nën hetim nga SPAK, Bardhi: Gënjeshtra mbulon zullumin

Ndreca mohon se është nën hetim nga SPAK, Bardhi: Gënjeshtra

Kreu Parlamentar i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, përmes një video në Facebook ka treguar se si Plarent Ndreca, ka gënjyer lidhur me pjesën që ai është nën hetim nga SPAK.

Në Facebook, Bardhi ka shpërndarë një video të Ndrecës nga studio e Opinion ku tha se ndaj tij "ka zero hetime".

Bardhi shkruan se gënjeshtar mbulon zullumin, por në fund triumfon e vërteta. Demokrati shton se klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për të bërë biznes në Shqipëri.

"Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK.

Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!

E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë.

Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!", shkruan Bardhi.

Të fundit