Flash News

Ditari i Opozitës

Ndreca në SPAK, Vokshi: Deri dje e përdorën, sot ia lëshuan drejtësisë

Ndreca në SPAK, Vokshi: Deri dje e përdorën, sot ia lëshuan

Një ditë pas përfundimit të komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, nënkryetari i këtij komisioni dhe deputeti i PS-së Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Ai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha në A2 CNN , se Ndreca është përdorur dhe tashmë e lëshuar të përballet me shkeljet që ka bërë.

“Vajtja në SPAK e Plarent Ndrecës vetëm një ditë pasi komisionit hetimor i përfundoi afati dëshmon qëllimin e Edi Ramës për ta dështuar këtë komision. E përdorën Plarent Ndrecën, e shpërdoruan në fakt praninë e tij si nënkryetar i komisionit hetimor. Nuk ia arritën dot qëllimit që kishin. Ju zbulua skenari edhe me Ilir Beqajn dhe sot një ditë pas mbylljes së komisionit i thanë: Shko tani se ke ca halle të tjera”, tha Vokshi.

Më tej, Vokshi theksoi se Ndreca ka bërë shumë shkelje dhe tashmë duhet të japë llogari.

 “Plarent Ndreca nuk ka një hall, por disa halle pasi ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha funksionet e rëndësishme në administratën publike, ka firmosur procedura në shkelje të ligjeve”, tha Vokshi.

Të fundit