Flash News

Ditari i Opozitës

Ndreca zëvendëson Bushkën, Pollo: Opozita mos e lejojnë këtë farsë

Ndreca zëvendëson Bushkën, Pollo: Opozita mos e lejojnë

Një ditë pasi dëshmoi në SPAK për dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka sot nuk ka qenë në krye të Komisionit të Ligjeve për ta drejtuar.

Në vend të saj shte zëvendëskryetari, deputeti i PS, Eduard Ndreca.

Ky i fundit është në proces penal për abuzim me tenderat në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ish-ministri Genc Pollo thotë se kjo lëvizje e socialiste është e shëmtuar, ndërsa u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos e lejojnë këtë farsë.

Pollo gjithashtu kërkon dorëheqen e Klotilda Bushkës nga posti i kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve nën hetim për “pengim të drejtësisë” nuk paraqitet në Kuvend të drejtojë mbledhjen e Komisionit por as nuk jep dorëheqje.

Në vend të saj Komisionin e drejton një deputet rilindist që është në proçes penal për abuzim me tenderat e Ministrisë së Brendshme.

Pamje e shëmtuar. Deputetët e opozitës duhet të protestojnë me të gjitha mjetet dhe të mos e lejojnë këtë farsë”, shkruan Pollo.

Të fundit