Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshe nga Basha, Edith Harxhi: Unë i njoh zgjedhjet e 25 prillit, shifrat tregojnë se PS fitoi  

Ndryshe nga Basha, Edith Harxhi: Unë i njoh zgjedhjet e 25 prillit, shifrat

Edith Harxhi, kandidate për kryetare e PD-së tha nga Beriati ndërsa zhvilloi një takim me strukturat e PD atje se ndryshe nga kryedemokrati, Lulzim Basha, ajo e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Harxhi u shpreh se zgjedhjet janë njohur edhe nga ndërkombëtarët dhe se shifrat tregojnë fitoren e PS.

"Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Pavarësisht se vullneti i shqiptarëve se është tjetërsuar, duhet ta pranojmë, ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, 46%, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri atë 20%  që është një parti e vërtetë politike?", tha ajo.

 

Të fundit