Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshim i Statutit dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar/ PD mbledh Kuvendin më 17 korrik, zbardhen tre pikat kryesore

Ndryshim i Statutit  dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar/ PD mbledh

Kryesia e PD-së ka miratuar sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë më 17 Korrik në orën 11:00.

Janë mësiuar dhe tre pikat e rendit të ditës në Kuvendin Kombëtar. Pika e parë do të jetë informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill. E dyta vlerësimi për ndryshimin e statutit të partisë dhe e treta, propozimi për zgjedhje të Këshillit të ri kombëtar.

Lidhur me pikën dy, miratohet edhe ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor që do të bëjë edhe vlerësimin nëse do të bëhen apo jo ndryshime në statutin e Partisë Demokratike.

VENDIMI Që PRITET TË MIRATOJË KRYESIA

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Anëtarët e Komisionit të Përhershëm Statutor:

1  Gazment Bardhi, Sekretar i Pergjithshem

2  Edi Paloka, Nenkryetar

3  Edmond Spaho, Nënkryetar,

4. Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas (LDG);

5. Z. Belind Kelliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD);

6. Znj. Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë,

7. Z. Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesise se Partise,

8. Z. Enno Bordo, perfaqesues i Kryesise se Partisë

9. Znj. Grida Duma, perfaqesuese e Kryesise se Partise

Sekretariati Komisionit te Perhershem Statutor:

 1. Ervin Minarolli, Sekretar për Burimet Njerëzore

 2. Ivi Kaso, Sekretar per Çështjet Zgjedhore

 3.Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore.

Të fundit