Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet e “Ligjit të Urdhërit të Mjekut”, Shehu: Qeveria po i kthen mjekët në bujkrobër

Ndryshimet e “Ligjit të Urdhërit të Mjekut”, Shehu:

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu shkruan se qeveria po i trajton mjekët si ''bujkrobër'' dhe ''Urdhërin e Mjekut'' si ''kotec'' të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shton se Qeveri miratoi ndryshimet e “Ligjit te Urdherit te Mjekut”, duke shkaterruar dhe ate pavaresi, qe se paku ligjerisht i kishte mbetur atij Urdheri.

Postimi i plotë i Shehut:

Qeveria trajton mjeket si “bujkrober” dhe “Urdherin e Mjekut” si “kotec” te saj.
Sot rregjimi deklaron me “triumfalizem”:
— Se miratoi ne Qeveri ndryshimet e “Ligjit te Urdherit te Mjekut”, duke shkaterruar dhe ate pavaresi, qe se paku ligjerisht i kishte mbetur atij Urdheri.

—Ndryshime per te kthyer mjeket ne bujkrober duke u cenuar edhe te drejten, qe kane te gjithe specialistet, per te vendosur vete te lire per aktivitetet profesionale mbas kohes se punes publike.

Dhe kete kerkon ta beje si “Pilati”, nepermjet ndryshimeve te “Ligjit per Urdherin e Mjkeve”, gje qe nuk ka asnje te drejte ta kryeje.

Nje veprim ky i sotmi anti kushtetues, ne rrenim te te drejtave universale te njeriut e specialistit.

Te pavaresise se sanksionuar me ligj te atij Urdheri, i cili nuk merr asnje qindarke nga buxheti, por eshte me vet financim nga mjeket per te mbrojtur te drejtat e tyre.

Nje veprim ky i sotmi diskriminues ndaj mjekeve, qofte dhe ne raport me specialistet e tjere.
Qe zeron aktivitetin, te drejtat, personalitetin e “Urdherit te mjekeve”, duke tentuar ta ktheje ate ne nje “kotec per pulat” e rregjimit.

Por mjeket nuk jane pula, jam i bindur qe ata do te reagojne me force!
Sepse dhe bujkroberit ne histori reagonin!
E as Urdheri nuk mund te pranoje te kthehet ne “kotec” te Qeverise!

Të fundit