Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet Kushtetuese/ PD depoziton amendamentet në Kuvend, Basha: Momenti që të ndahet shapi nga sheqeri

Ndryshimet Kushtetuese/ PD depoziton amendamentet në Kuvend, Basha: Momenti

Partia Demokratike ka depozituar në ditën e sotme Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese, Propozimet e demokratëve lidhen me tre çështje kryesore, Reformën Zgjedhore, Reformën Territoriale dhe vetingun e politikanëve.

Lajmin e konfirmoi kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediat nga selia blu. Basha tha se demokratët synojnë zhbërjen e ndrshimeve të 30 korrikut 2020, që kaluan në Kuvend pa opozitën.

"Para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese për 3 çështjet e rëndësishme. E para ka të bëjë me  reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, çështja e sistemit për t'u dhënë shqiptarëve zgjedhje të ndershme dhe kthimin e vendit në shinat e demokracisë. Kjo ka të bëjë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut 2020, të kaluara pa vullnetin e opozitës.

E dyta ka të bëjë me reformën territoriale që do të sjelle decantralizim të pushtetit lokal, ashtu si përmendej edhe në progres raportin e KE. Amendamenti ynë paraqet Bashki Rurale dhe Bashki urbane. Pak rëndësi ka nëse quhen komuna apo bashki rurale, por pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t'u çojmë shërbimet afër pa pasur nevojën të udhëtojmë më dhjetëra kilometra. E treta është vettingu i politikanëve", tha Basha.

Ky i fundit u ndal te vetingu i politikanëve, ku theksoi se kjo ka qenë dhe kërksë e Komisionit të Venecias. Ai tha se ky proces synon pastrimin e politikës nga krimi dhe jo të kthehet në "gjueti shtrigash".

Basha theksoi se SPAK duhet të dëshmojë se i përmbush funskionet se përse është ngritur, ndërsa nënvizoi se në sitën e kontrollit duhet të futen fillimisht politikanët e lartë.

"Ky objektiv ka qenë i 2018 , është edhe sot. Ka një ndryshim themelor. Komisioni i Venecias ka thënë se qëllimi pse kërkohen këto ndryshime është i përligjshëm. Ka kërkuar që një proces i tillë të bëhet në kushtet e proporcionaliteti dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe mos të kthehet në një gjueti shtrigash, por të garantojë pastrimin e politikës nga ato politikanë të lidhur më krimin e organizuar, të cilët nuk i shërbejnë qytetarëve.

Këtë detyrë ja kalojmë SPAK. Të shkëputet krimi i organizuar nga politika. Ky është momenti që të ndahet shapi nga sheqeri. SPAK të marrë si fillim këta 200 e sa politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësishëm sa i përket lidhjes me krimin e organizuar, familjarëve, apo personave të tretë. Ajo që duhet është vullneti politik dhe ky është vullneti i PD-së", tha Basha.

Të fundit