Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet Kushtetuese, 'thumbon' deputeti i opozitës: Rama e Meta si çift të dashuruarish, i shkelën syrin njëri-tjetrit

Ndryshimet Kushtetuese, 'thumbon' deputeti i opozitës: Rama e
Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi me 96 vota të dekretit të Metës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit, Gjoni ka ironizuar gjithë situatën e krijuar me Kodin Zgjedhor, teksa shprehet: “Rama e Meta si çift të dashuruarish, i shkelën syrin njëri-tjetrit edhe për Ndryshimet Kushtetuese”.

“Edhe me ndryshimet Kushtetuese Rama dhe Meta i shkelën syrin në distancë njëri-tjetrit. Përmes dekretit Meta njeh ndryshimet kushtetuese. Ai kot bën sikur kërcënon se në fund prapë i shkel syrin. Kur nuk është kështu si po them: Pse nuk e shkarkoni ju presidentin? Po ai pse nuk e shpërndan Parlamentin? Ja pra, se janë ashtu si them umë tamam si një çift të dashuruarish.

 Dekreti cënon integrimin europian? E përpara uaaa! Ju doni tani që Shukria në Dibër të mësojë anglisht, s’po merrem me Konispolin se kam konflikt interesi.

Integrimi do vijojë, nuk e prekin as këtë palo reforma as ato marrëveshje të ndyra që bëni ju. Ju jeni një palë e padenjë përballe neve këtu që u treguam konstruktivë e bëmë disa ndryshime, ju jeni ata ratë dakord në korrik e pastaj e ndryshuat në qershor.

Ju luani ping-pong në kurriz të shqiptarëve që ta mbani qarkun elektoral të mbyllur. Rama, Berisha dhe Meta kanë frikë nga vota e shqiptarëve të ndershëm që kërkojnë një alternativë të re, detyra jonë është ta ofrojmë këtë alternativë”, shtoi ai, ndërsa iu tërhoq vëmendja nga Vasilika Hysi e cila konkludoi se fjalori i tij ishte diskriminues, pasi çdokush ka të drejtë të mësoj anglisht.

Të fundit