Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet ligjore për komisionet, Këlliçi: Mazhoranca s’ka më kohë të mbyllë aferat miliarda euroshe

Ndryshimet ligjore për komisionet, Këlliçi:  Mazhoranca

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në Syri Tv, ka folur mbrëmjen për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore nga mazhoranca.

Këlliçi theksoi se prezantimi i ndryshimeve ligjore për ligjin e komisioneve hetimore nga ana e deputetes Ermonela Felaj, tregoi se mazhoranca nuk ka më kohë për të mbyllur aferat multimiliardëshe që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit.

Këlliçi: Zonja në një moment ishte e sinqertë kur tha se nuk kemi më kohë. Nuk ka kohë sepse e kanë punën pisk. Koha nuk pret sepse duan të mbulojnë aferat multimiliarda euro që i kanë shkaktuar buxhetit.

Projekt-raporti i BE-së për vitin 2023, e kishte të shkruar të zezë mbi të bardhë që situata politike është e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, një nga arsyet kryesore është kërkesa legjitime kushtetuese e opozitës për të ngritur disa komisione hetimore për çështje që ata i gjykojnë të një rëndësie jetike, për të bërë transparencë dhe nga ana tjetër këmbëngulja e mazhorancës që ligji ka nevojë për ndryshime dhe mendime sepse është ligj i 2002-shit.

Por fjalia e fundit është që ligji aktual mbetet në fuqi. Pra ligji fillimisht duhet të zbatohet, nëse ka nevojë për amnedime patjetër.

 

Të fundit