Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, LSI: Kriza e Shqipërisë është krizë e demokracisë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, LSI: Kriza e Shqipërisë

LSI ka reaguar përmes ish-ministrit Edmond Panariti për rivotimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke thënë se qëndrimi i qeverisë është Anti-Evropian.

Përmes një statusi në Facebook, Panariti shkruan se presidenti Meta i dha shansin e fundit Kuvendit ta rishohë këtë akt abuziv dhe se gjithashtu duhet të merret në konsideratë edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Ndër të tjera ai shkruan se dizenjimi i sistemit sipas interesave të partisë shtet, është jo vetëm Anti-Kombëtare, por edhe Anti-Evropiane.

Statusi i plotë:

Një kurs i hapur dhe i rrezikshëm Anti - Evropian!
Karshillëku ndaj Bashkimit Evropian do ti kushtojë shtrenjtë Shqipërisë!

Këmbëngulja për të rivotuar, ndryshimet në kodin zgjedhor si pasqyrë e ndryshimeve të njëanëshme të Kushtetutës, është Anti - Evropiane.
Kjo është tashmë e qartë!
Sepse është shprehur edhe zyrtarisht nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin.
Prandaj, Presidenti Meta, i dha shansin e fundit Kuvendit të rishohë këtë Akt Normativ abuziv dhe antidemokratik . 
Apeli i Komisionerit Varhelyi për parlamentin për të ndalur rivotimin në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, është qëndrim i Bashkimit Evropian dhe si i tillë duhet të merret patjetër në konsideratë.
Të insistosh në marrëzinë e kapjes së sistemit nëpërmjet, dizenjimit të rregullave dhe të procesit zgjedhor, sipas interesave të Partisë Shtet, është jo vetëm Anti-Kombëtsre por edhe Anti - Evropiane 
Prandaj Kriza e Shqipërisë, është para së gjithash krizë e demokracisë! 
Kjo është nëna e të gjitha krizave të tjera që e kanë futur vëndin në një kurth të pashpresë, nga i cili dilet vetëm duke ndryshuar regjimin.

Të fundit