Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, Lela: Shefja është Balluku, Rama është kthyer në vartës

Ndryshimet në qeveri, Lela: Shefja është Balluku, Rama

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka komentuar ndryshimet e Ramës në kabinetin qeveritar.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Lela tha se të gjitha ndryshimet janë rrjedhë e dëshirave të Ballukut, çka vendos në pikëpyetje nëse Rama është shefi i qeverisë apo Balluku ëhstë shefja që ka vendosur nën trysni Ramën.

Sipas Lelës, edhe fjalimi i Ramës ishte një përpjekje për të mbrojtur veten dhe për t’i dhënë shpresa se ka ende kilometra për të vijuar me qeverinë e tij.

"Ndryshimet i ka bërë Rama sigurisht po themi me shtrëngimin e Ballukut dhe kjo, kjo është ajo që vihet re ose duket ose mund të theksohet në lidhje me këto ndryshime. Duke qenë se ato kanë formën, tonin dhe dëshirat e Ballukut, të dukshme, ajo pyetja që mund të lindë është sa i fuqishëm, sa dëmtues është materiali shtrëngues që duket se ka Belinda Balluku për shefin e saj. Ose cili është shefi në këtë rast? A mos, a mos shefi, shefja është Balluku dhe Rama është kthyer në vartës edhe pse nominalisht është në krye të qeverisë apo figuron si një kryeministër.

Edhe, edhe çehrja e Ramës në mbledhjen me grupin parlamentar edhe fjalët, dukeshin, e paraqisnin atë si një njeri në drojë, të trembur, të frikësuar nga diçka dhe fjalimi i tij i gjatë rreth dy orësh ishte më shumë një tentativë për t'i siguruar mbrojtje vetes, për t'i mbushur mendjen vetes se ka ende kilometra dhe shpresë për të vijuar me qeverinë, sesa ishin një plan i mirëmenduar për të dalë nga ai rrethim në të cilin gjendet ai dhe qeveria e tij. Për mua është përpjekje për të fituar sadopak kohë, për të rregulluar sadopak gjëra para se qeveria Rama apo qeveria Balluku-Rama të mos jetë më", tha Lela.

Të fundit