Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, Meta: Kandidoj për deputet në 2025

Ndryshimet në qeveri, Meta: Kandidoj për deputet në 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në qeveri të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Meta, në një deklaratë për mediat, theksoi se nuk pritet asnjë risi nga ministrat e rinj, ndërsa tha se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e vitit 2025.

"Pa u larguar Rama, nuk ka shpresë në këtë vend. Nuk pritet asnjë risi nga ndryshimet e bëra Ministër i Mbrojtjes propozohet një person me shtetësi greke, u bë publike kur ishte në kabinetin e ministrit Bushati kur i erdhi fletëthirrja për të kryer shërbimin ushtarak.

Kush e vendos në diskutim se unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh, dhe besoj se do ta thyej disa herë hersin. Dhe së fundmi kam një kërkesë për bashkinë e Krujës, se të thuash për qeverinë është humbje kohe, që të përpiqet ta mirëmbajë atë rrugën për në Qaf-Shtamë. Sepse, nuk kërkon shumë investime, dhe në disa segmente, por kërkon pak mirëmbajtje, dhe pak kujdes. Edhe, Qafë-Shtama është një nga pasuritë më përrallore që ka jo vetëm bashkia e Krujës, por që ka e gjithë Shqipëria", deklaroi Meta.

Të fundit