Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, Meta: Lëvizje dëshpëruese, Rama të vetëdorëzohet para drejtësisë

Ndryshimet në qeveri, Meta: Lëvizje dëshpëruese, Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për ndryshimet e fundit në kabinetin e qeverisë Rama.

Në një intervistë për Syri.al nga qelia, Meta i ka cilësuar lëvizje dëshpëruese dhe të pashpresa, duke theksuar se Ramës i ka mbetur vetëm një lëvizje: të vetëdorëzohet te drejtësia.

“Lëvizje dëshpëruese dhe të pashpresa. Qeveria Rama nuk ka më asnjë bazament politik dhe moral. Çdo premtim i bërë 13 vite më parë, sot është mashtrim i provuar dhe zhgënjim i pakthyeshëm. Edhe instalimi i frikës dhe dhunës si i vetmi mjet për të heshtur opozitën dhe nënshtruar qytetarët, nuk i bën më derman. Ramës i ka mbetur vetëm një lëvizje që të tregojë se nuk ka lajthitur pa kthim, që të dorëhiqet dhe të vetëdorëzohet te drejtësia e tij në fund të fundit”, tha Meta.

Sa i përket imunitetit të Belinda Ballukut, Meta tha se është Rama ai që po e pengon drejtësinë.

“Nuk ka çështje Balluku, por vetëm çështje Rama. Fakti që Rama ja ka refuzuar tre herë dorëheqjen, tregon se problem është ai dhe penguesi i drejtësisë po ai. Fakti që është bërë edhe avokati publik i Mirlindës tregon se afera e AKSH-it është e Ramës dhe askujt tjetër”, u shpreh Meta.

 

Të fundit