Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, reagon PD: Është riciklim i të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet

Ndryshimet në qeveri, reagon PD: Është riciklim i të
Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi

Pas ndryshimeve në qeveri ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi thotë se këto nuk janë ndryshime, por riciklim i të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama “është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë.”

Ai akuzon qeverinë se ka dështuar, ndërsa thekson se Rama nuk ka aftësi për të ndryshuar gjërat në vend.

“Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj”, përmbyll reagimin e tij Bardhi.

Të fundit