Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, reagon PD: Zv.ministri i Arsimit u shkarkua kur po raportonte në parlament për buxhetin

Ndryshimet në qeveri, reagon PD: Zv.ministri i Arsimit u shkarkua kur po

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas ndryshimeve të firmosura në qeveri, ku zv.ministri i Arsimit Oltion Rrumbullaku u lirua sot nga detyra dhe në vend të tij u emërua Albana Tole.

Në një status në Facebook, Zhupa shkruan se i shkarkimi i zv/Ministrit te Arsimit ndodhi kur po raportonte ne parlament per buxhetin.

Sipas saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi e delegoi në mbledhje per të dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë vetë shkoi ne mbledhje qeveria per ta shkarkuar!

“Qeveria e barsaletave!

Sot ne komision ne oren 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte ne mbledhje qeverie dhe na la te pergjigjej zevendes ministri Rrumbullaku per pjesen e mbetur.

E delegoi ne mbledhje per te na dhëne përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi ne mbledhje tjeter per ta shkarkuar!

Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide qe do e shkarkonin zv ministrin e saj, ose ajo eshte tallur me parlamentin duke lene ne raportim dike qe ishte ne shkarkim!

Te dyja tregojne nivelin e pergjegjshmerise dhe profesionalizmin e kesaj qeverisje!”, shkruan Zhupa.

Të fundit