Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, Tabaku: Ministri i 6-të i Financave nuk do sjellë asnjë ndryshim në qeveri

Ndryshimet në qeveri, Tabaku: Ministri i 6-të i Financave nuk do

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vënë në pikëpyetje ndryshimin që mund të sjellë ministri i ri i Financave, i ndyshuar nga qeveria për herë të gjashtë. 

Në një reagim, Tabaku shkruan se 5 ministra financash janë ndërruar deri tani dhe asgjë nuk ka ndryshuar në xhepin e qytetarëve, ndërsa shton se duhet të ndryshohet sistemi dhe qeverisja.

Deklarata e plotë:

Sot, mazhoranca votoi disa ndryshime në Qeveri ndryshimet e radhës ku për herë të gjashtë u votua dhe ministri i Financave, i ndryshuar. A do të sjell kjo një model të ri ekonomik, një impuls të ri në ekonomi, një zhvillim ekonomik që deri më sot i ka munguar ë Shqipërisë? A do të sjell kjo një mbështetje për shtresën e mesme, që ka qenë e mbitaksuar për nëntëdhjetë e pesë për qind të shqiptarëve, të cilët kanë vuajtur rritjen e taksave në këto njëmbëdhjetë vite? A do ketë një model ndryshe për fermerët?

Një mbështetje të re me subvencione? Po edhe eliminimin e TVSH-së, një varre të tepërt që ka ekzistuar në këto vitet e fundit, a do ketë kjo një mbështetje për fasonerinë?

E cila sot është një nga sektorët që është në faliment si rezultatet e ish vlerësimit të euros, a do të sjell kjo një model ndryshe? përveç zhvillimit të ndërtimit e të kullave, për t’u fokusuar nga ekonomia e pakicës në ekonominë e shumicës Përgjigjja është jo, asnjë ndryshim nuk do të sjell, ashtu siç nuk sollën edhe gjashtë ministrat e parë e gjashtë ndryshimet e para, ashtu siç nuk do të sjellë asnjë ndryshim tjetër në qeveri, sepse sot Sistemi i ngritur fatkeqësisht është në funksion të pakicës: një ekonomi në shërbim të elitave, një ekonomi që fatkeqësisht nuk prodhon më asgjë këdo që të vënë, sido që të vënë një sistem i kalbur, me korrupsion që fatkeqësisht ka detyruar sot të largohen shqiptarët masivisht. Përgjigjja sigurisht është ndryshimi i sistemit, po ndryshimi i qeverisjes.

Të fundit