Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Ndryshimet statutore në PD? Boçi: Mund të propozohen dy nënkryetarë të rinj; për kë bëhet fjalë
Ditën e martë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të zyrtarizuar shkrirjen në një formacion të vetëm politik, pas bashkimit të Grupit të Gazment Bardhit me atë të Sali Berishës.
Mësohet se një para do të mblidhet Kryesia e Partisë, ku do t’i propozohen ndryshimet statutore, që më pas do i kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar, si dhe ai/ajo që është nënkryetar i Kuvendit, do të ketë postin e nënkryetarit të partisë, pra automatikisht bëhet fjalë për Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar në Syri tv se çfarë ndryshimesh statusore priten të bëhen në këtë parti. Ai konfirmoi se të martën mund të shtohen edhe dy nënkryetarë për shkak të pozicioneve të tyre.
Boçi: Në qoftë se Kryesia vendos që këto ndryshime statusore do t’i përcillen Këshillit Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i miraton, shtohen dy nënkryetarë përkatës në bazë të pozicioneve që kanë në parlamentin Shqipërisë, sikurse shtohen edhe anëtarët e Kryesisë, në bazë të drejtimit të komisioneve parlamentare që ekzistojnë sot në parlament.
Pra, është një koptim i vendeve në Kryesi sikurse shtohen edhe dy nënkryetarë për shkak të pozicioneve të tyre.
Ndërsa unë dhe z. Bylykbashi jemi të zgjedhur, të dy nënkryetarët e tjerë do të jenë në atë detyrë për shkak të funksioneve parlamentare të përfaqësimit politik që i bëjnë PD-së në nivelin parlamentar. Një metodë e tillë ka ekzistuar në traditën e PD-së; është një lloj rikthimi. Ka interpretime të ndryshme. Unë them që përtej interpretimeve, është një moment shumë i rëndësishëm që do t’i shërbejë bashkimit të PD-së.
Shpesh është ngritur kjo pikëpyetja, po, ekzistojmë dhe jemi të bashkuar brenda Grupit Parlamentar, po si do të fuzionohet në strukturën e PD-së? Dhe është vetë Statuti i partisë ai që lejon që ky fuzionim të jetë brenda kuadrit politik, të angazhimit të elitës politike të PD-së dhe të asaj çkanë kërkuar prej vitesh , anëtarët e PD-së që ky bashkim të mos jetë i kufizuar brenda Grupit Parlamentar, por të jetë i shtyrë më tej në strukturën drejtuese të PD-së.
Dihet që deputetët kanë një rol specifik brenda strukturës politike, jo thjesht për përfaqësimin e tyre në parlament, por edhe rolin që luajnë brenda strukturave më të imta të PD-së, të nivelit të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të grupseksioneve, të degëve dhe pse jo edhe të seksioneve.”
Ndiqni intervistën e plotë në video me z. Boçi, i pyetur po ashtu edhe për protestat e ardhshme të PD-së si dhe gjykimin e tij mbi Samitin për Ukrainën që u mbajt kohët e fundit në Tiranë.