Flash News

Ditari i Opozitës

“Ndryshimi është në dorën e qytetarëve”, Tedi Blushi: Tenderat pa transparencë dhe pa garë janë abuzim me taksat e njerëzve

“Ndryshimi është në dorën e qytetarëve”,

Tedi Blushi ka denoncuar tenderat që sipas tij janë dhënë pa garë dhe pa konkurrencë. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë tha se Bashkisë së Tiranës i duhet një administrator që jep llogari dhe që nuk i çon taksat e qytetarëve në xhepat e klientëve të tij.

STATUSI NË FACEBOOK

Tenderat pa garë dhe pa konkurrencë të Bashkisë së Tiranës, janë thjesht dhe troç: vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve.

Bashkia e Tiranës ka nevojë ulëritëse për një administrator të ndershëm, që bën transparencë dhe jep llogari, që nuk i çon taksat tuaja në xhepat e klientëve të tij, por ua kthen ato qytetarëve në shërbime dinjitoze si transporti publik falas dhe modern.

Ndryshimi është në dorën tuaj!

BashkëFitojmë!

Të fundit