All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Ndryshimi në duart e tua", opozita çel sot fushatën në stadiumin 'Air Albania'

All - Paragraf - 1

“Ndryshimi në duart e tua", opozita çel sot fushatën

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" çelin sot fushatën elektorale, në orën 12.00 në stadiumin "Air Albania".

All - Paragraf - 3

Me sloganin "Ndryshimi në duart e tua", opozita do të nisë zyrtarisht rrugëtimin drejt zgjedhjeve tw 14 majit. 

PD ka bërë publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e kësaj të shtune. 

Në videon e spotit bëhet një retrospektivë se si mbërriti PD e rithemeluar deri këtu. 

Mesazhet e spotit të PD:

Ejani të shtunën, 15 prill 2023 ora 12:00 në stadium!

Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!

Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë!

Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!

Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti!

Ndryshimi në duart e tua!

#BashkëFitojmë

Ndërkohë, koacionit opozitar i koalicionit "Bashkë Fitojmë" per Tiranen, Belind Këlliçi ka bërë ftesë për pjesëmarrje mbrëmjen e djeshme përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale të titulluar: "Shihemi nesër!"

 

Të fundit