Flash News

Ditari i Opozitës

"Ndryshimi në duart tuaja", Këlliçi: Nëse doni të keni autobusin falas pas 14 majit dilni dhe votoni

"Ndryshimi në duart tuaja", Këlliçi:  Nëse doni

Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t'i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës tha se është një ditë e veçantë dhe se pjesëmarrja e qytetarëve ka rëndësi të veçantë.

“Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni. Nëse doni të keni autobusin falas pas 14 majit, nëse doni oazet e gjelbërta, dilni dhe votoni masivisht."

"Pjesëmarrja juaj ka rëndësi të veçantë. Kushtet atmosferike nuk janë më të mirat, por është e rëndësishme që qytetarët e Tiranës, të dalin në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”, tha Këlliçi.

Të fundit