Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka administruar 67 mld euro buxhet", Berisha: Të prekurit me sëmundje malinje Rama i ka lënë pa ilaçe

 "Ka administruar 67 mld euro buxhet", Berisha: Të prekurit me

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot bashkëbisedimin e radhës me qytetarët, ku adresoi një sërë çështjesh thelbësore që lidhen me situatën politike, ekonomike dhe institucionale të vendit.

 Berisha akuzoi qeverinë se në 12 vite ka administruar 67 miliardë euro buxhet" dhe të sëmurët me sëmundje malinje i ka lënë pa ilaçe, pasi mendon veç për luksin. 

Berisha: Kjo qeveri i dashur mik, ka vendosur në Shqipëri narkodiktaturën. Ka vendosur në Shqipëri një regjim i cili arreston në vitin elektoral dy lider kryesorë të partive kryesore opozitare si persona nën hetim, dhe vendos në ndjekje penale liderin e partisë së tretë. Që burgos deputetë të PD pse denoncojnë lidhjen me drogën të vëllait të ministrit të Brendshëm. Që merr mandate të zgjedhurve.

Pra kemi të bëjmë me një regjim represiv i cili dhunon votën, qëndron në pushtet duke dhunuar votën dhe kontrollon mediat.
Kontrolli i mediave i jep asaj mundësi shumë të mëdha, të manipulojë, të falsifikojë të vërtetat dhe realitetin shqiptar. Në këtë kuadër unë ju ftoj ju dhe çdo shqiptar, të bëjnë dallimin mes një diktature autoritare dhe një pluralizmi politik funksional demokratik.

Diktatura autoritare nuk zhvillon zgjedhje. Ju a keni dëgjuar njëherë të shprehë shqetësimin më të vogël nga ky kryeministër apo qeveria e tij se, nga vendi në 10 vite vetëm në hapësirën Shengen janë larguar 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Ju e dëgjuat vetëm 1 javë më parë, deklaratën e tij që nuk mund ta bënte kurrë një njeri i qytetëruar, një kryeministër se, të sëmurët me sëmundje malinje mbetën pa ilaçe mbasi ata ishin shumë. Nuk ka gjë më të tmerrshme, kur një kryeministër që administron një buxhet prej shumë miliardë euro, një kryeministër që në 12 vite ka administruar një buxhet prej 67 miliardë euro, të pretendojë në mënyrën më çnjerëzore se, të sëmurët mbetën pa ilaçe sepse ishin shumë.

Kjo është deklaratë horror e Edi Ramës. Kurrë ata nuk mund të mbeteshin pa ilaçe. Ata mbesin pa ilaçe sepse Edi Rama vjedh shumë. Se Lubi Balluku dhe ministrat e zyrtarët e saj vjedhin shumë buxhetin dhe pasuritë publike. Se ata vjedhin fondet e ilaçeve të të sëmurëve me kancer. Se ata mendojnë vetëm për jetën, luksin dhe pasurimin e tyre. Ndaj dhe të sëmurët mbeten pa ilaçe. Kështu që duhet të realizojmë se jemi në kushtet e një narkodiktature, është një regjim krejt tjetër nga ai që mund të mendohet.

Të fundit