Flash News

Ditari i Opozitës

"Në 16 vjet Elbasani s’ka asnjë investitor të ri të huaj", Boçi: Synojmë të hapim 3000 vende pune

"Në 16 vjet Elbasani s’ka asnjë investitor të ri

Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Elbasan, Luçiano Boçi mbajti një fjalim në lidhje me programin e tij.

Ai u shpreh se synohet që të krijohen 2500-3000 vende të reja pune dhe gjithashtu ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve të huaja. Boçi tha se në Elbasan prej 16 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj të ri, por kanë mbetur vetëm me ata që janë të interesuar për zonën industriale.

"Bashkia duhet të behet tërheqëse e investimeve të huaja, prej 16 vjet Elbasani nuk ka asnjë investitor, të ri të huaj t ardhur në Elbasan. Kemi mbetur vetëm me ata që interesohen në zonën industriale dhe aspak nga ata që sjellin zhvillim global të bashkisë së Elbasanit."

"Programin tonë kemi përcaktuar qartë që një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve të punës, 2500-3000 vende pune, për të kontribuar sado pak. Me ikjen e qytetarëve Elbasani është bashkia nga e cila ikin forcat më të kualifikuara, njerëzit me arsim të lartë, duke futur edhe trendin e punësimit për shkak të afërsisë me Tiranën. Që nuk është trend kulturor, por ekonomik."

"Në Tiranë, Durrës shkohet për të pasur një të ardhme ekonomike më të mirë. Prandaj ne duhet të investojmë në krijimin e një ambienti ekonomik që tërheq investimeve të huaja dhe krijon vende të reja pune për të rinjtë. Pa hequr dorë nga ofrimi i shërbimeve cilësore.", deklaroi Boçi.

Të fundit