Flash News

Ditari i Opozitës

“Në 2025-ën do sjellim ndryshimin”, Bardhi: Kush thotë se Rama nuk mundet, e ka gabim

“Në 2025-ën do sjellim ndryshimin”, Bardhi: Kush

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar nga Burreli se PD ka kaluar një periudhë të vështirë dhe se demokratët i pret një vit i vështirë me shumë punë.

“Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës”, tha Bardhi.

Sipas tij, në 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës janë bërë vetëm hapa pas.

“Shikoni si sillet Rama sot, sikur ka ardhur dje në qeverisje, ndërkohë që ka 12 vjet në pushtet. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur dhe për të pritur Edi Ramën”, tha Bardhi, duke shtuar se në 2025-ën Rama do të mundet.

 “Kush thotë se Edi Rama nuk mundet e ka shumë gabim, do ia dalim që në 2025 do të sjellim ndryshimin që nuk e sollëm dot në 2021”, tha ai.

 

Të fundit