Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Në cilën nga 450 shkollat e “ndërtuara” publike i çon fëmijët Rama dhe ministrat

Xhaferri: Në cilën nga 450 shkollat e “ndërtuara”

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar në lidhje me gjendjen e arsimit në vend duke e cilësuar sistemin arsimor si një realitet të degraduar. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaferri ironizon premtimet për “klasa inteligjente” të qeverisë duke kujtuar realitetin e nxënësve në zonat rurale apo fëmijëve të zonës së Astirit që janë sipas tij në mëshirë të furgonëve të pakolauduar.

Më tej, Xhaferri i referohet edhe ngjarjeve tragjike në shkolla, duke përmendur rastin e Martin Canit i cili humbi jetën pas plagosjes me thikë në derë të shkollës, ndërsa shtron pyetjen se në cilën nga 450 shkollat e “ndërtuara” publike i çojnë fëmijët e tyre Rama dhe ministrat.

Postimi i plotë i Xhaferrit:

Në cilën nga 450 shkollat e “ndërtuara” publike i çojnë fëmijët e tyre Rama dhe Diella?

Arsimtarë që jetojnë me qira në apartamentet e trafikantëve të drogës e që në shkollë u nënshtrohen drejtorëve patronazhistë, të cilët shkollat i shohin si bankomat, është realiteti i trishtë i arsimit shqiptar sot.

Sa herë dëgjoj të flitet për klasa inteligjente, më vijnë ndër mend fëmijët në zonat rurale që shkojnë në shkollë në këmbë ose me kafshë pune, apo fëmijët e Astirit që janë në mëshirë të furgonëve të pakolauduar.

Kur dëgjoj të flitet për oficerët në shkolla, mendja më shkon te Martin Cani dhe të qeshurat e Manastriliut me sulltaneshën Balluku në Parlament, kur deputeti Asllan Dogjani kërkonte të mbahej 1 minutë heshtje për adoleshentin që u vra me thikë në zemër në derë të shkollës.

Të fundit