Flash News

Ditari i Opozitës

“Ne do fitojmë”, Admir Sinamati: Kukësi, Malësia e Gjakovës dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit rilindas

“Ne do fitojmë”, Admir Sinamati: Kukësi, Malësia e

Kandidati i opozitës për Kukësin, Admir Sinamati tha në fjalën e tij në çeljen e fushatës së koalicionin “Bashkë Fitojmë” se njerëzit janë më të motivuar se kurrë për fitore në 14 maj.

Ai u shpesh se kuksianët nuk mashtrohen me ngjyrat e dalë bojë të Rilindjes.

"Vijmë sot përpara qytetarëve kuksiane pas 4 vitesh sundim. Kukësi, Malësia e Gjakovë dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit e vetëquajtur rilindas. Ne jemi përpara njerëzve të zakonshëm për të fituar për ta, sepse nuk mund të pranojmë të marrin votë në Kukës, grabitësit pa maska."

"Ne jemi më të motivuar se kurrë që Kukësit dhe Shqipërisë t’i kthejmë shpresën. Rilindja në Kukës është më bosh, është e braktisura e madhe. Shpresoj që gjithë Shqipëria ta braktisë atë më 14 maj."

"Devijimi kriminal i votës nuk do mund të realizohet dot. Kuksianët nuk mashtrohen me ngjyrat e dalë boje të rilindjes.
Ftoj kuksianet që të dalin masivisht dhe të votojnë numrin 2 në fletën e votimit për kandidatët dhe numrin 1 në fletën e këshillit bashkiak. Ne do fitojmë, Kukësi do fitojë, Shqipëria do fitojë,” tha Sinamati.

Të fundit