Flash News

Ditari i Opozitës

‘Në Durrës i dalloi’, Këlliçi: SPAK nuk sheh 7 kate pa leje 100m larg zyrës së Veliajt

‘Në Durrës i dalloi’, Këlliçi: SPAK nuk sheh 7

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Mësohet se SPAK ka firmosur 10 urdhërarreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati 11 - 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. 

Në një postim në FB, Këlliçi shkruan me ironi se katet pa leje SPAK i shikon në Durrës, ndërsa 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt, nuk i shikon.

“Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt.

SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër.

Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta”, shkruan Këlliçi.

Të fundit