Flash News

Ditari i Opozitës

"Në fokus keqpërdorimi i drejtësisë", Këlliçi zbardh bisedën me Donald Trump

"Në fokus keqpërdorimi i drejtësisë",

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për bisedën me Donald Trump, kandidatin për president të SHBA-ve, skenarin e protestës së 7 tetorit dhe arrestimin e Ervin Salianjit.

Për A2 CNN, Këlliçi tha se me ish-presidentin e SHBA-ve ka folur për problematikat në Shqipërisë, e kryesisht në sistemin e drejtësisë.

“Në takimin e dytë pata mundësinë të takoja presidentin Trump, të flas shkurtimisht për problematikën që ne hasim në Shqipëri, për situatën në Shqipëri. Duke parë edhe agjendën e tij, për mua ishte një takim jete, mund të them që kandidati për president në SHBA më dedikoi disa minuta për të folur mbi problematikat që kemi në Shqipëri.

E thënë troç, tema dhe diskutimi u fokusua te keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë. Zoti Trump e kishte mjaft të lehtë për të kuptuar problematikën që ne kemi për shkak se me procese të montuara politike ai është i dënuar me vendim gjykatë në SHBA dhe mbi të rëndojnë 34 akuza që janë ngritur nga prokurorë të sponsorizuar nga “Shoqëria e Hapur” dhe fondacioni “Soros” dhe ishte shumë e thjeshtë të kuptonte analogjinë.

Dinte ndikimin e jashtëzakonshëm të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe fondacioni “Soros” në drejtësi, në media, në qeveri, por mbi të gjitha në drejtësi. Pra, keqpërdorimi i drejtësisë si një pushkë apo armë ndaj kundërshtarëve politikë është një metodikë që përdoret si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Preferoj që një pjesë tjetër e bisedës të mbetët konfidenciale”, është shprehur Këlliçi.

Sa i përket fotografisë, e cila ngjalli polemika në rrjet, Këlliçi u shpreh se nuk ka paguar asgjë, për realizimin e asaj fotoje.

“Udhëtimi ka kushtuar një biletë avioni, që unë kam shkuar në SHBA dhe akomodimin e kam pasur nga njerëz të njohur. Unë e kuptoj, politikanëve në Shqipëri i është dashur shpeshherë që të hiqen edhe si gruaja e Bilalit, e biznesmenit shqiptar, në rastin konkret Edi Rama. Dikush tjetër ka paguar 500 mijë dollarë për foto me Trump. Ka edhe njerëz si unë që shkojnë me zero. Askush, jo vetëm unë, nuk ka paguar asgjë për atë takim”, ka thënë Këlliçi.

Të fundit