Flash News

Ditari i Opozitës

Në foto me Azgan Mërnicën, Luan Baçi u përgjigjet mediave: Nuk tërhiqem nga presionet

Në foto me Azgan Mërnicën, Luan Baçi u përgjigjet

Deputeti demokrat Luan Baçi u është përgjigjur të gjitha mediave që nxorën foton e tij me disa të rinj demokratë, mes tyre edhe Azgan Mërnica, 23-vjeçari që qëlloi për vdekje me armë efektivin Novruz Cenalia.

Nga protesta para bashkisë, Baçi sqaroi se e njihte Mërnicën dhe se në kohën kur ishte angazhuar me PD-në, në vitin 2021, nuk ishte vrasës.

Baçi e bëri të qartë se nuk mund t’i bëjnë presion me një foto të tillë, teksa theksoi se nuk do të tërhiqet dhe se gjithçka në jetë e ka arritur me punë dhe djersë.

“Unë shpreh ngushëllime shumë të sinqerta me gjithë zemër për policin e vrarë. Por gjithashtu konfirmoj për të gjitha mediat, si deputet i qarkut të Fierit, njohja ime është shumë e madhe, kam shumë fotot, kam shumë video, kam shumë takime, edhe drekëra e darka me demokratë dhe jo vetëm.

Edhe një prej ata, vrasësi i atij policit. Ju mediat që e keni nxjerrë, po u përgjigjem, po e njoh Azgan Mërnicën. Në vitin 2021 kur ka bërë atë foto me mua, nuk ka qneë kriminel, ka qenë nj qytetar i ndershëm, punëtor dhe familjar dhe absolutisht e meritonte foton me mua.

Ai dhe shumë të tjerë. Absolutisht e dënoj veprimin tim, absolutisht më vjen shumë keq, por më kot mundoheni të me presiononi me foto të tilla, me punë të tilla, me thirrje në SPAK dhe BKH herë pas here, me denoncime të hartuara nga patronazhistë dhe bravistë që bëjnë lojë të dyfishtë.

Unë do vazhdoj punën time të ndershme, nuk tërhiqem nga presionet. Çdo gjë në jetë e kam me djersë,” tha Luan Baçi.

Të fundit